Albspirit

Media/News/Publishing

Bllokimi i reformës, Fatmir Xhafa: Letra e Johanes Hahn, thjesht një copë letër!

“Dje më ka ardhur vetëm një copë letër, e përkthyer. Letra e Komisionerit për Zgjerimin, Johanes Hahn, por ajo nuk është normë juridike dhe Komisioni nuk mund të mblidhet për një letër, ajo është një copë letër” u shpreh Fatmir Xhafa, kryetar i Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi. “Prisja qe kjo të perkthehej në një normë juridike e pasqyruar në emailin e negociatorëve dhe atëherë të më vinte mua” u shpreh Fatmir Xhafa, duke ia lënë të gjithë fajin negociatorëve, që nuk arritën të binin dakort për reformën në drejtësi. Me këtë deklaratë, Fatmir Xhafa u arsyetua për faktin se nuk mblodhi Komisionin për Reformën në Drejtësi, pasi nuk kishte një dokument juridik mbi të cilin të diskutonte.

Please follow and like us: