Albspirit

Media/News/Publishing

Lufthansa: Rënie e udhëtimeve me aeroplanë për shkak të ekstremizmit

Kompania ajrore gjermane, Lufthansa, ka tërhequr vërejtjen se numri i rezervimeve të fluturimeve ka shënuar rënie për shkak të sulmeve ekstremiste në Evropë dhe pasigurive në rritje politike dhe ekonomike.

Aksionet në këtë kompani kanë rënë për 5.6%, në 10.47 euro (11.53 dollarë amerikanë), pasi kompania ka njoftuar se “rezervimet paraprake, veçanërisht në rrugët e gjata në Evropë, kanë rënë në mënyrë të rëndësishme, veçanërisht për shkak të sulmeve terroriste të përsëritura në Evropë dhe pasigurisë më të madhe politike dhe ekonomike”.

Përveç sulmeve, evropianët, po ashtu, po ballafaqohen edhe me paqartësi lidhur me largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian dhe për puçin e dështuar ushtarak në Turqi, javën e kaluar, raporton AP nga Frankfurti.

Please follow and like us: