Albspirit

Media/News/Publishing

Manjani: PS ra dakord me formulën për 4 komisionet

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe njëkohësisht negociatori i LSI-së deklaroi sonte se palët ranë dakord ditën e hënë për mënyrën se si do të votoheshin të gjitha institucionet e drejtësisë.

Gjatë një komunikimi me mediat sonte teksa mbledhja e Komisionit të Posaçëm të Reformës në ishte bllokuar, Manjani tha se kishte pyetur negociatorin e PD, Bylykbashi dhe atë të PS, Agaçi, të cilët i kishin konfirmuar se ishte gjetur zgjidhja.

Më poshtë deklarata e Manjanit.

“Ky grup negociator u krijua  nga tryeza e partive politike dhe jo nga komisioni i posaçëm parlamentar. Që do të thotë nëse do të kishte një raport, ai do t’i jepej kryetarëve partive dhe jo komisionit. Së dyti, kemi diskutuar ditën e hënë për çështjet që kishin mbetur pezull, e cila kishte të bënte me rolin e vëzhguesve ndërkombëtar në organin e vetingut.

Çështjet e tjera presupozoheshin të zgjidhura. Unë e konfirmoj atë që tha më parë, zt Bylykbashi kam qenë unë që e hapa këtë çështje për të kuptuar se si ishte rënë dakord pasi kanë qenë negociata dypalëshe, PD dhe PS, zt. Agaçi dhe Bylykbashi dhe thanë të dy: po jemi marrë vesh për këtë histori. Ne mund ta përfshinim në protokollin e mbledhjes, por për shkak se ajo mbledhje u ndërpre krejt papritur, ne nuk kishim si ta përfshinim.

Në atë mbledhje mbetën dy çështje të cilat u plotësuan sot me propozimin e zt.Hahn dhe mendoj që bashkë me letrën e zt.Hahn, çështja quhej e mbyllur. Unë po pres që negociatorët të mblidhen dhe nuk pres ndonjë reagim”

Please follow and like us: