Albspirit

Media/News/Publishing

Partizani i Vogël Velo, në protestën përballë parlamentit

Kostandin Ropi ose i njohur ndryshe si “Partizani i vogël Velo” ka qenë një nga pjesëmarrësit në protestën e zhvilluar sot përballë parlamentit në mbështetje të Reformës në Drejtësi. Siç shihet edhe nga foto, “Partizani i vogël Velo” ka shkuar në protestë ndryshe nga të tjerët. Në xhaketën e tij qëndronin të varura medaljet e fituara nga Lufta Nacional Çlirimtare. Kostandin Ropi ka marrë pjesë në luftën Nacional Çlirimtare që në moshën 12 vjeçare dhe është pjesëmarrës në Kongreset e Partisë së Punës. Filmi ‘Partizani i Vogël Velo’ u mbështet në historinë e Konstandin Ropit, i cili në moshën 12 vjeçare mori pjesë në luftën Nacionalçlirimtare të vendit. Ai mbeti jetim dhe në një moshë fare të vogël vendosi të bëhej pjesë e luftëtarëve.

Please follow and like us: