Albspirit

Media/News/Publishing

Pollo komenton mesazhin e shantazhit: Akt i papranueshëm nëse është autentik!

 

Genc Pollo është i vetmi nga deputetët e Parlamenti që ka pranuar të komentojë mesazhin kërcënues për të cilin thuhet se ka burim ambasadën amerikane.

“Nëse sms e diplomatit autentike: një akt i papranueshëm; shkelje e vlerave euroatlantike. Madje edhe kontraproduktiv. Duhet refuzuar!!! “, thotë Pollo.

Duket se deputeti i PD-së nuk ka marrë mesazhin i cili përmban të njëjtin tekst dhe u ka shkuar disa deputetëve.

Ambasada amerikane nuk ka komentuar asnjë lajm rreth mesazhit dhe ende nuk ka një konfirmim nëse ai vërtetë është nisur nga ambasada dhe jo nga një burim tjetër

Please follow and like us: