Albspirit

Media/News/Publishing

Turqia bllokon qasjen në uebfaqen e Wikileaks

 

Turqia bllokoi qasjen në uebfaqen e WikiLeaks njoftuan kompanitë e internetit disa orë pas publikimit të e-mail-eve dërguar nga anëtarët e partisë në pushtet. Mbi 50,000 ushtarë, policë, gjykatës dhe mësues janë pushuar si pjesë e përpjekjes për grusht shteti në Turqi javën e kaluar.

Ditën e Marte WikiLeaks publikoi 300,000 e-mail-e të cilat supozohet të jenë të anëtarëve së Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi të dërguara përgjatë periudhës 2010-2016. Ky publikim vjen si kundërpërgjigje të ngjarjeve të erdhën pas dështimit të grushtit të shtetit në Turqi.

Interesant është fakti se nuk është publikuar asnjë e-mail i organizatorëve të grushtit të shtetit e as partive të opozitës.

Themeluar nga Julian Assange, Wikileaks publikon materiale të vjedhura kryesisht nga qeveritë e vendeve. Në 2010-tën organizata publikoi disa dokumente ushtarake dhe diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Autoriteti Rregullator i Telekomunikacioni në Turqi pohoi se ndaj uebfaqes është marrë një masë administrative të bllkomit të qasjes. Turqia është nga ato vende ku shpesh herë merr masat ndaj internetit pas një ngjarjeje madhore politike në vend. Më i fundit ishte bllokimi i qasjes në Facebook, Twitter dhe Youtube nga organizatorët e grushtit të shtetit një javë më parë. (PCWorld Albanian)

Please follow and like us: