Albspirit

Media/News/Publishing

Ankaraja reagon ndaj deklaratave të Kotzias

Turqia e ka cilësuar si një “nismë qëllimkeqe” deklaratën e ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias, i cili tentativën për grusht shteti e kishte ndërlidhur me të drejtën e Turqisë si vend garantues në ishullin e Qipros.

 

Ankaraja reagon ndaj deklaratave të Kotzias

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë deklaratën e Kociasit e cilësoi si një “nismë qëllimkeqe”.

“Ajo çfarë presim ne nga Greqia është që të distancohet nga këto lloj deklaratash fatkeqe për të përfituar nga situata e krijuar (në Turqi) dhe të veprojë me frymën e solidaritetit demokratik”, thuhet në komunikatën me shkrim të Ministrisë së Jashtme.

“Deklarata e Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias është pritur me keqardhje. Përpjekja për të vendosur një lidhje të zorshme që i kapërcen kufijtë e logjikës ndërmjet tentativës për grusht shteti që është munduar të realizohet në 15 korrik në Turqi dhe statusit të Turqisë si vend garantues në Qipro me shprehjen më të butë është një nismë qëllimkeqe”, vijon komunikata.

Ajo çfarë presin nga fqinja jonë, Greqia, pas tentativës së urryer për grusht shteti, është që të distancohet nga bërja e deklaratave të tilla fatkeqe për të përfituar nga situata e krijuar dhe të veprojë në frymën e marrëdhënieve miqësore të fqinjësisë dhe të solidaritetit demokratit që presim të tregojë pas tentativës tradhtare për grusht shteti”, përfundon komunikata e Ministrisë së Jashtme turke.

Please follow and like us: