Albspirit

Media/News/Publishing

Eno Popi flet për largimin nga “Wake Up”

 

Moderatori i “Wake up” në Top Channel, Eno Popi ka mohuar zërat për një braktisje të mundshme të ketij programi.

“Do të jem gjithë kohën në Wake Up, tërësisht i angazhuar në të” ka konfirmuar gazetari dhe moderatori i njohur për Anabel.al.

Ne një shkrim të publikuar fillimisht ne revisten “Bordo” shkruhej se Popi jo vetëm do të largohej nga emisioni që ai ka drejtuar prej 8 vjetësh, por aludohej se moderatori do të prezantonte një emision të ri për fëmijë.

Për gazetarin të gjitha këto lajme mbeten thashetheme dhe ai ka preferuar të mos japë detaje të mëtejshme edhe për programe të tjera të mundshme. Duhet shtuar qe krahas “Wake Up”, Eno është “zot shtëpie” edhe në emisionin “100 Milionë” prej 5 vjetësh.

Please follow and like us: