Albspirit

Media/News/Publishing

Turqi – 119 gjeneralë dhe admiralë të arrestuar në kuadër të hetimeve për grusht shtet

Bëhet e ditur që në kuadër të hetimeve që zhvillohen ndaj puçistëve janë liruar 1 admiral dhe 3 gjeneral brigade.

 

Turqi - 119 gjeneralë dhe admiralë të arrestuar në kuadër të hetimeve për grusht shtet

Ndërkohë që u parandalua tentativa për grusht shtet e pjesëtarëve të organizatës terroriste gyleniste FETO të infiltruar në radhët e Forcave të Armatosura të Turqisë, në kuadër të hetimeve të filluara në mbarë vendin deri më sot janë ndaluar 125 gjeneralë dhe admiral, ndërsa u arrestuan 119 prej tyre.

Ndërkaq u lirua një admiral dhe 3 gjeneral brigade.

Ndërkohë që vazhdojnë hetimet ndaj një pjese të të ndaluarve me rastin e tentativës së grusht shtetit, pjesa tjetër u dërgua në gjykatë.

Bëhet e ditur se punimet e forcave të sigurisë për kapjen e atyre ndaj të cilëve është shpallur fletarresti vazhdojnë ende.

Please follow and like us: