Albspirit

Media/News/Publishing

Oerd Bylykbashi: Faleminderit!

22 korriku shenoi fundin e arrogances 20 mujore te Kryeministrit dhe fitoren e Opozites qe qendroi dhe nuk levizi nga parimet per nje Drejtesi te pakapur nga pushteti, te paster nga korrupsioni, mbi te gjitha nje Drejtesi pa dredhesi, nje Drejtesi qe nuk shitet apo blihet. Fitoi kompromisi mbi konfliktin. Fitoi Opozita qe gjeti mbeshtetjen e Komisionit te Venecias, te zj. Nuland dhe Komisionerit Hahn ne castet me kritike te sulmit verbal e denigrues.

Sot qe lodhja eshte fashitur, desha te falenderoj ne menyre te posacme antaret e opozites ne Komisionin e Reformes ne drejtesi Arben Ristani, Eduard Halimi, Gent Strazimiri, Keltis Kruja, Fatmir Mediu, Jorida Tabaku dhe Aldo Bumci. Falenderoj grupin e shkelqyer te eksperteve te Opozites, Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi, Ivi Kaso, Arjan Madhi, Eris Hoxha, Besnik Cerekja dhe Fabian Topollaj. Kjo fitore i dedikohet atyre, punes se tyre te shkelqyer te bazuar vetem ne parimet e drejtesise dhe te drejtave te njeriut. Te gjithe punuam nen lidershipin dhe vizionin e Kreut te Opozites z. Basha, largpamesine dhe urtesine e ishkryeministrit Berisha si dhe me mbeshtetjen e grupit parlamentar ku shpesh preferuam te mos flasim por degjuam fjalen e eksperiences se kolegeve qe ne 25 vite kane krijuar boshtin e PD-se.

E dime qe mund ta benim me mire, por perballe nuk kishim konsensus e mencuri por vetem agresivitet driteshkurter e arrogance. Ia dolem, ndaj nje falenderim i madh per te gjithe!

Please follow and like us: