Albspirit

Media/News/Publishing

Xiaomi së shpejti me laptopin e ri Mi Notebook

 

Para lansimit zyrtar të Xiaomi, kompania ka publikuar specifikat zyrtare të laptopit të saj Mi Notebook.

Pajisja është përfolur për një kohë tashmë dhe tani pritet të nisë zyrtarisht në ngjarjen për shtyp që Xiaomi do ta mbajë më 27 korrik 2016.

Xiaomi Mi Notebook do të vijë me gjeneratën e 6-të të procesorit të Intel ci7-6700HQ me 16GB memorie dhe grafikën e 4GB NVIDIA GeForce GTX 970M.

Modeli kryesor do të përfshijë gjithashtu 512GB memorie të brendshme dhe një ekran me 15.6 inç në rezolucionin 4K HD Ultra dhe pritet të fillojë me një çmim prej rreth 1,000 dollarëve.

Ndërkaq, modeli tjetër me specifika pak më të dobëta thuhet se do të ofrohet me një çmim prej rreth 600 dollarëve

Please follow and like us: