Albspirit

Media/News/Publishing

Gjurmët e hakerimit të çojnë në Moskë…

Një haker ka publikuar mbi 20 mijë e-maile të demokratëve amerikanë. Afera e rëndë ka hedhur hije skandali mbi konventën e demokratëve, në prag të kurorëzimit të Hillary Clinton. Demokratët thonë se kjo është një vepër e Rusisë. Kandidati republikan, Donald Trump është tallur: “Shakaja më e fundit në qytet është se Rusia i ka publikuar këto e-maile, për shkak se Putin më pëlqen mua”.

Por duket se ka shumë gjasa që të jetë kështu. Sipas Spiegel, të dhënat tregojnë se Rusia mund të jetë pas këtij akti. Gjithçka ngjan si një film i Hollivudit: Një përpjekje e Rusisë për të ndikuar në garën elektorale amerikane. Por në prill të këtij viti, zyrat e Partisë Demokratike në SHBA ranë pre e një sulmi kibernetik. Ekspertët zbuluan se sulmi vinte nga një grup i njohur hakerash në SHBA. Për më tepër, kjo firmë njihet për lidhjet me shërbimin sekret rus. Në e-mailet e publikuara thuhet se drejtuesit e Partisë Demokratike kanë bërë përpjekje për të mbajtur rivalin e Clinton, Bernie Sanders, larg kandidaturës presidenciale. Kjo ka shkaktuar përçarje te demokratët.

Please follow and like us: