Albspirit

Media/News/Publishing

EKONOMIA E SEKSIT – FREUD VS REICH

Nga Mr.Sc Blerta Haxhiaj

Shumica e njerëzve janë skeptikë rreth shkrimeve të Wilhelm Reich në disiplina në të cilat ai ka qënë aktiv si në psikologji, sociologji dhe fiziologji edhe në biologji.

Subjekti i seksualitetit ka disa prerje virtuale në kërkime të ndryshme, në rrafshe të ndryshme. Ekonomia e Seksit shndërrohet në një disiplinë të pavarur duke zotëruar metodat e veta të kërkimevë dhe trupin e vet epistemiologjik e cila është një shkencë-natyrore, empirikisht e themeluar mbi teorinë e seksualitetit.

Ekonomia e Seksit rritet në ‘mitrën’ e psikoanalizës së Freud në vitet 1919 – 1923. E tërë kjo funksionon si një kompas në një familje të panjohur. Një element i rëndësishëm është ‘potenca orgastike’ e zbuluar në vitin 1935 dhe rrezatimi orgonë ( 1939 ), ekzistojnë faktet bazike ku janë disa tundime për të fshehur këto arritje për hir të shkëlqesisë intelektuale, paqes mendore apo pranueshmërise nga të tjerët “ Tundimi për të mohuar etiologjinë seksuale të shumë sëmundjeve është shumë falenderues në rastin e Ekonomise së Seksit së sa ishte në psikoanalizë” ( Reich Wlhelm “Function of The Orgasm” Sex-Economic Problems of Biological Energy) Ky koncep është për të treguar dhe është përdorur në rrafshe të reja shkencore për kërkime në fushën e energjisë biofizike.

Termi ‘seksual’ tashme shndërrohet në një term ofensiv, sepse është e rëndësishme të zbulohet kuptimi i rëndësise se jetës njerëzore.”Dëmi që sjell ekzistenca jotë është se shkatërron butësinë, delikatesën e femijëve të shëndetshëm të kultivuar nga prinderit e tyre të shëndetshëm, se e quan dashurinë e pastër të fëmijës së shëndetshëm simptomë patologjikë. Qëndron në atë se je si vozë, mendon si vozë, ecen si vozë, jep mësim si vozë, në atë që nuk strukesh e qetë në një qoshe të jetës (të vogël), por përpiqesh të diktosh në këtë jetë trupin tënd prej voze, gënjeshtrën dhe urrejtjen tënde të thellë për fëmijët, pas buzëqëshjes tënde të rremë” (Reich Wilhelm “Degjo Njeruc “ fq -75) Deri më tani ky domen ka marë shumë kohe deri sa ka arritur të fitoje seriozitetin e duhur që të jetë i lirë nga shtrengimet sociale.

Një nga çëshjet është se cila është murtaja fizike që shërben për ngritjen e sistemeve diktatoriale (?) – ekonomia e seksit është një disipilinë e shkencave natyrore dhe jo thjesht një subjekt i seksualitetit; “orgazmoterapi” si koncept më vetë më shumë asocion në rrafshin mjekësor; mirëpo ekzistojnë grupe të ndryshme që kundërshtojnë këto metodika dhe lloje të këtyre terapive ku në bazë të kësaj identiteti i proçesit seksual dhe proçesit jetësor do të bëhej i errët.

Teoria e ekonomisë se seksit progreson në disa etapa; shëndeti psikik mvaret nga potencialiteti orgon nën domenin ku dorëzohemi eksperiencës së aktit seksual. Është gjetur së mbi qëndrimin e karakteristikave të aftësisë se njeriut për të dashuruar është shëndeti, sëmundjet psikike janë si rezultat i shqetësimeve natyrore për të dashuruar, në rastet e impotencës orgone nga e cila shumica e njerëzve, buron një energji e madhe negative dhe shndërrohet në burimin e veprimeve irracionale.

Mbështetja themelore për të shëruar shqetësimet psikike është ristabilizimi i aftësise për të dashuruar e cila mvaret nga kushtet sociale dhe kondicionet shpirterore. Sëmundjet psikike janë si pasojë e kaosit seksual në shoqëri, për shumë kohe ky kaos ka shërbyer si një kushtezim për subjektivizimin dhe internalizimin e ekzistences dhe mekanizmave të jetës. “Energjitë e jetës rregullojnë vetëvetën natyrshëm, pa ndonjë detyrim kompulsiv ose moral kompulsiv – që të dyjat janë shenja të impulseve antisociale ekzistuese. Veprimet antisociale janë shprehitë e udhërrefimeve sekondare. Këto udhërrefime janë të prodhuara nga natyra e jetës së represionuar dhe janë variacione të seksualiteti natyror”.

Struktura e karakterit të njeriut modern është e vulosur nga karakteristikat mbytëse kundër natyrës së tij dhe mizeries sociale që e rrethon atë, që ka origjinën në ekomoninë e seksit – qëkur emergjenca patriarkale dhe kënaqësia e punës është e zevendësuar nga një obligim kompulsiv. Masa e madhe e njerezve është transformuar në një strukture ë shënjuar nga frika e jetës. Kjo strukturë nuk është thjeshtë një formë e bazes psikike e diktaturave mirëpo lidh këto diktatura ta justifikojnë vetëvetën, një tejjetësim i jetës. Strukturimi i masave që të nënshtrohen verbërisht autoritetit nuk vjen si pasoje e dashurise prindërore mirëpo kjo ka zanafille në familien autoritative, represioni i seksualitetit të femijeve dhe adoleshentave është kuptimi kryesor i prodhimit të kesaj dëshirë.

Vdekja e shumë njerëzve në luftë është si një rezultat i negativitetit social i jetës. Autoriteti konstituon bazen psikologjike të masave të njerëzve të gjithë kombeve për pranimin dhe qëndrueshmërinë e diktaturave – elementi bazë është mistifikimi i proçesit jetësor. “Natyra dhe kultura, instikti dhe moraliteti, seksualiteti dhe angazhimi janë te papërputhshme në ndasinë e struktures njerezore.

Uniteti dhe shkrirja e kulturës dhe natyrës, punës dhe dashurisë, moralitetit dhe seksualitetit, do të mbesë një ëndërr aq gjatë sa dhe vetë njeriu vazhdon të dënojë çështjen biologjike natyrore për gratifikimin seksual” (Reich Wilhelm “Function of The Orgasm” Sex-Economic Problems of Biological Energy )

Please follow and like us: