Albspirit

Media/News/Publishing

Nikollë Brankati, poet nga Hora e Arbëreshëve (Sicili)

 

Nikollë Brankati (1675-1741) ishte poet nga Hora e Arbëreshëve (Sicili). Kreu studimet e larta fetare dhe shërbeu si prift në vendin e lindjes. Ka përshtatur e parafrazuar këngë fetare, ka shkruar edhe pak vjersha origjinale, ndër to edhe ndonjë me motiv laik. Vjershat e Nikollë Brankatit, të mbetura në dorëshkrime, u botuan nga studiuesit arbëreshë gjatë shekujve XIX-XX. Një pjesë e mirë e tyre shquhen për lirizmin, rrjedhshmërinë dhe bukurinë e vargut, për gjuhën e pastër e të përpunuar.

Please follow and like us: