Albspirit

Media/News/Publishing

Papa në Poloni, pritet me flamur shqiptar

 

Papa Françesku ndodhet në në Krakow të Polonisë ku po zhvillon vizitën e radhës në turin e tij vjetor.

Si në çdo vizitë të tij në vende të ndryshme të botës, edhe në Poloni ai është pritur nga mijëra qytetarë. Por, në këtë pritje është vënë re një detaj interesant, ku mes flamujve polakë e atyre të Vatikanit, valëvitej edhe ai i Shqipërisë. Papa Françesku pati vizituar Shqipërinë në shtator të vitit 2014, ku ishte pritur në mënyrë madhështore nga shqiptarët, edhe pse shumica e popullsisë i takon besimit mysliman.

Please follow and like us: