Albspirit

Media/News/Publishing

Sonila Meço: Ju tregoj 7 mëkatet e Qeverisë Rama

 

Gazetarja Sonila Meço, rreshtohet edhe ajo, në analizat kritike ndaj qeverisë Rama.

Një një status të sajin ajo shkruan se:

“Brenda nje kohe rekord:

1. rritje fyese me 1,6% e pensioneve, pra mesatarisht dy buke ne muaj ne nje kohe qe nuk rimburson me barnat

2. taxa te reja rrugesh mbi taksa te paguara nje, dy e dhjetra here

3. taksa te reja mbi blerjet online

4. koncensione si dorezim prej paaftesise per te bere nje pune te denje si qeveri

5. procedura te paligjshme parlamentare per nje reforme qe duhet te fortifikoje ligjshmerine me ne fund

6. lakim te paepur emri ne mediat boterore si te perfshire ne afera te hetuara nga FBI, kur ai emer qeveris nje vend te zhytur ne papunesi, korrupsion e varferi

7. blerje e trafik votash sot per te mbajtur ne kembe me nje tub te shkrehur oksigjeni qeverine e 1 milion shuplakave te vetem tre viteve me pare

Dhe e gjitha kjo me kujton:

‘Luani nuk ka nevoje te marre leje per te ngrene zebren, luani nuk flet dhe zebra nuk degjon’”

Please follow and like us: