Albspirit

Media/News/Publishing

Taylor Swift, në ditë të vështira

Mesa duket ky nuk është vit i mbarë për princeshën e popit Taylor Swift.

Pas ndarjes me Calvin Harrisin dhe zënkave që ka krijuar me Kim Kardashianin dhe Kanye Westin mbi hitin “Famous” dhe tekstit me të cilin Kanye e ofendon Taylorin, duket se fati i keq për këngëtaren nuk mbaron këtu. Para pak ditësh ajo humbi një numër të madh ndjekësish kur është shfaqur në media “graffiti” mural që mbante datën e lindjes dhe të vdekjes së këngëtares si simbol ironik për karrierën e saj të dështuar. Ajo çfarë ka ndodhur pak orë më parë është se këngëtarja 27-vjeçare nuk ka marrë asnjë nominim në “Video Music Awards” dhe ky fakt e ka mërzitur shumë atë. E vetmja gjë e mirë që po i ndodh këto kohë është lidhja e saj me Tom Hiddlestonin, i cili po kalon kontinentet vetëm për të ngushëlluar bionden Taylor.
Please follow and like us: