Albspirit

Media/News/Publishing

Veseli e Usupashvili flasin për bashkëpunimin Kosovë-Gjeorgji

 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar në SHBA kryetarin e Parlamentit ë të Gjeorgjisë, David Usupashvili, me të cilin ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit Kosovë-Gjeorgji.“Kisha kënaqësinë ta takoja kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë, David Usupashvili, në Konferencën e Lidershipit Global, të organizuar nga NDI në Filadelfia. Ndonëse Gjeorgjia nuk e ka njohur ende Shpalljen e pavarësisë së Kosovës, megjithatë, biseduam për mundësinë e bashkëpunimit të dy vendeve tona”, ka shkruar Veseli në profilin e vet zyrtar në “Facebook”.

Please follow and like us: