Albspirit

Media/News/Publishing

PD: Shkelja në tenderin e rrugës Durrës-Kukës, ka fituar firma që do të marrë më shumë fond rimbursimi nga shteti

Partia Demokratike tha sot se tenderi për dhënien me konçesion të Rrugës së Kombit është një aferë e pastër korruptive. Sipas saj qeveria ka shkelur kriterin ligjor në tender, që e kishte vendosur vetë, ku  përcaktohej se firma më e favorizuar në garë do te ishte ajo që do kërkonte me pak fond rimbursimi nga qeveria. “Edi Rama shpalli fituese kompaninë turke, edhe pse ka kërkuar 600 mijë euro më shumë fond rimbursimi se sa operatori tjetër në këtë garë”-thuhet në deklaratën e PD-së. Sipas saj taksa e re 10 euroshe e Edi Ramës ndaj shqiptarëve jo vetëm është e padrejtë por është vendosur mbi një aferë ku është shkelur haptazi konkurenca dhe ligji. Demokratike thotë se  do ta anullojë këtë koncesion sapo të marrë përgjegjësinë e drejtimit të vendit.

Please follow and like us: