Albspirit

Media/News/Publishing

Publikohen fotot nudo të gruas së kandidatit për President të SHBA(+18)

Publikohen fotot nudo të gruas së kandidatit për President të SHBA’së (Foto+18)

Donald Trump mendon se gruaja e tij do të jetë një Zonjë e Parë model – dhe ja ku është prova.

Ky është rreshti i parë i artikullit të New York Post të titulluar “Melanie Trump ashtu siç nuk e keni parë asnjëherë”, ku janë publikuar foto të zonjës Trump të bëra për Max Magazine në janarin e vitit 1996. Melania që dikur mbiemrin e kishte Knauss kishte pozuar për revisten franceze Max Magazine, revistë kjo që blihej kryesisht nga burrat, shkruan The Post, njofton klan kosova. “Melania ishte shumë e mirë, ajo ishte fantastike dhe tepër e sjellshme me mua”, ka thënë për The Post,  Alé de Basse­ville, fotografi që kishte shkrepur këto foto nudo të Melanias. Ai shton se ajo asnjëherë nuk është ndjerë në siklet derisa kanë realizuar fotot. The Post e ka pyetur edhe vet Donald Trump-in rreth fotove lakuriq të gruas së tij. “Melania ka qenë një nga modelet më të njohura dhe ajo ka bërë shumë fotografi, përfshirë edhe katër ballina të revistave të mëdha. Këto fotografi janë realizuar për një revistë europiane. Në Europë foto si këto janë shumë në modë dhe të zakonshme”, ka thënë Trump. Titulli me shkronja të mëdha në ballinën e The New York Post është “The Ogle Office”, që në përkthimin më të përafërt në gjuhën shqipe i bie “Zyra e Lakmueshme”.

Please follow and like us: