Albspirit

Media/News/Publishing

Rama takon astrofizikanten Laura Mersini/Nder dhe kënaqësi biseda me yllin shqiptar

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me astrofizikanten Laura Mersini.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet: “Nder dhe kënaqësi e posaçme takimi me Laura Mersinin, ylli shqiptar i astrofizikës që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara dhe sot çmohet botërisht si një ndër figurat pararojë të shkencës”.

Laura Mersini është shkencëtare aktive në SHBA dhe një nga femrat e pakta shkencëtare me peshë botërore në fizikën teorike, që ka zbuluar një teori të re të origjinës së “Big Bengut”, që zgjeron njohjen dhe zbulimin e kozmosit dhe të krijimit të gjithësisë në një bashkësi universesh, ‘multiverse’.

Please follow and like us: