Albspirit

Media/News/Publishing

Denoncimi ne Ora News – Banorët e lagjes nr 4 në Sarandë prej një muaji s’kanë asnjë pikë uji

Banorët e lagjes nr 4 në Sarandë ngrenë shqetësimin se prej 1 muaji nuk furnizohen me ujë të pijshëm.

Janë rreth 20 familje në zonën e njohur si “Baba Rexhepi” mbi shkollën 9-vjeçare të cilët ankohen për ujin e pijshëm.

Banorët thonë se janë ankuar në bashkinë e sarandës për këtë problem por situata nuk ka ndryshuar. Ata apelojnë që t’u sigurohet furnizim me ujë të pijshëm të paktën 1 orë në ditë.

Banori:Prej 25 qershori nuk kam asnjë pikë uji, ndërkohë jam e rregullt me pagesën e faturave. Të paktën të vijë një orë në ditë”

Banori tjetër: “Abuzohet sepse uji që vjen këtu është devijuar për të mbushur pishinat. Jemi detyruar të marrim autobotë”

Nga janari i këtij viti deri në fillim të qershorit qyteti i Sarandës u kthye në një kantier ndërtimi sipasojë e ndërhyrje totale në rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve të qytetit ku u ndërtuan dhe dy depo të reja, megjithatë ka akoma zona të qytetit që vuajnë nga mosfurnizimi me ujë të pijshëm pavarësisht investimit 20 milionë dollarë.

Please follow and like us: