Albspirit

Media/News/Publishing

Ermonela Jaho: Drejtuesit e rinj të Operas të vazhdojnë gjërat pozitive

Soprano e njohur, Ermonela Jaho, ka vlerësuar punën e drejtorit të dorëhequr të Teatrit të Operas e Baletit, Ilir Kerni, duke u shprehur se gjërat pozivitive duhet të vazhdohen. Në një koment në rrjetet sociale, Jaho vlerëson Kernin për hapjen e TKOB.

“Faleminderit Ilir për punën e palodhur përgjatë këtyre tre viteve, hapjen e TKOB-së për të gjithë artistët shqiptarë në mbarë botën, respektin dhe dashurinë e treguar ndaj nesh, nisjen e lidhjeve me shumë institucione të artit të rajonit dhe shumë e shumë të tjera… Shpresoj që kushdo që do të marrë drejtimin e institucionit pas jush, të vazhdojë çdo gjë pozitive që ju filluat…. Të ndërtojmë diçka që do jetojë më shumë se ne”, shprehet soprano Ermonela Jaho.

Please follow and like us: