Albspirit

Media/News/Publishing

Luksi i vajzës së kryeprokurorit Llalla dhe perspektiva e reformës në drejtësi

Në rrjetet sociale janë publikuar sot foto të vajzës së kryeprokurorit Adriatik Lalla, e cila nga sa shihet bën një jetë luksi. Fotot janë publikuar në profilin e Bledi Manes në Facebook, kolumnist dhe gazetar, i cili thotë se vajza e kryprokurorit shkon në kolegjin turk ku po kryen studimet  me 2 makina te shtrenja “Range Rover” të cilat kushtojnë 78 mijë euro të dyja. Po ashtu shpenzimet e saj për bizhuteri dhe aksesorë janë të dukshme. Ajo duket teksa pushon edhe në një prej plazheve të Dubait, ndërsa është e apasionuar pas orëve të shtrenjta të markave të ndryshme, të lara me ar, me gurë rubini apo diamante dhe vetëm njëra prej tyre “Rolex”, kushton 21 mijë euro. Kështu shkruan Mane, ndërkohë që kryeprokuorir Adriatik Llalla është vetëm një rrogëtar shteti, nga ata që u besohet mbikëqyrja e problemeve me pasurinë e papërligjur.

Llalla po ashtu është ojesë e Reformës në Drejtësi, nëse Vettingu nuk e heq nga detyra para kohe.

Please follow and like us: