Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA nis sulmet e para ajrore kundër ISIS

Shtetet e Bashkuara kanë nisur sulmet ajrore ndaj Shtetit Islamik në Libi.

Sulmet erdhën pas kërkesës nga qeveria të mbështetur nga OKB-ja, njofton Pentagoni.

Sulmet shënjestruan pozicionet në portin e qytetit Sirte, që është fortesë e ISIS.
Kryeministri libian Fayez al-Sarraj, në një deklaratë publike për mediat, tha se se sulmet kishin shkaktuar humbje të mëdha.

Fuqitë perëndimore janë bërë gjithnjë e më të shqetësuar me praninë në rritje të Shtetit Islamik në Libi.

Sulmet ajrore janë ndërhyrja e parë e tillë nga ushtria amerikane e koordinuar me qeverinë e Libisë.

Pentagoni tha se sulmet u autorizuan nga Presidenti Barack Obama dhe se ishin në mbështjetje të forcave qeveritare libiane kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Qeveria nisi një fushatë sulmi kundër luftëtarëve të ISIS në muajin maj.

Please follow and like us: