Albspirit

Media/News/Publishing

Si u kapën vrasësit e biznesmenit në Tiranë?

Dalin pamjet ku shihen momentet e arrestimit të dy të dyshuarve për vrasjen e biznesmenit  Memli Begalla, në Tiranë. Në videon që gjeni më poshtë shihet momenti i aksionit të policisë, ku kapen të dyshuarit, ndërkohë që efektivët thërrasin “Duart lart, duart lart”.

Policia e Tiranës bëri me dije, se gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës u finalizua operacionin i koduar “Triss”, ku është bërë e mundur zbardhja e vrasjes së ndodhur më datë 14 shkurt në mbrëmje, në kryeqytet. 

Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur, ku u vra me armë zjarri 64-vjeçari Memli Begalla, janë Denis (Alban) Demiri, 43 vjeç, banues në Tiranë dhe Ardian Serezi, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Për të dy të dyshuarit janë ekzekutuar urdhrat e ndalimit, duke çuar në arrestimin e tyre.

Nga veprimet e dokumentuara, rezulton Denis Demiri ka kryer ekzekutimin e biznesmenit Begalla. Dyshohet se pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e borxheve që nuk kishte shlyer viktima.

Për arsye hetimore, nuk bëhen me dije të dhëna të tjera në lidhje me mekanizmin apo rolet si dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet me targa të huaja, me të cilin autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu është sekuestruar një automjet në pronësi të shtetasit Denis Demiri, si dhe 9 telefona celularë.

Grupi i punës vijon me intensitet veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të.

Please follow and like us: