Albspirit

Media/News/Publishing

Tentativa për grusht shteti – Arrestohen ushtarët që donin të rrëmbenin Presidentin Erdogan

Forcat speciale turke kanë arrestuar 11 ushtarët të cilët dyshohet se u përpoqën që të rrëmbenin Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan në tentativën për grusht shteti.

Gjatë operacionit për kapjen e tyre ka patur të shtëna, por zyrtarët shprehen se nuk ka të plagosur apo viktima. 11 ushtarët u vunë në pranga në distriktin Ula të provincës Mugla, pasi forcat speciale turke, të mbështetura në helikopterët dhe dronët u dërguan në këtë zonë, raporton media shtetërore.

Ky grup i forcave të armatosura dyshohet se ishte pjesë e aksionit të organizuar në mbrëmjen e 15 korrikut, me qëllim për të rrëmbyer Presidentin Rexhep Taip Erdogan, gjatë kohës që ky i fundit po pushonte në një resort në Marmara. Megjithatë, kreu i shtetit turk, pasi u sinjalizua për rrezikun, u largua nga hoteli përpara se ushtarët të mbërrinin.

Në operacionin për kapjen e Erdogan u angazhuan në total 37 ushtarë, por 26 prej tyre u arrestuan më herët, në bazë të asaj që raportojnë zyrtarët.

Presidenti turk u shoqërua menjëherë në një vend të sigurt, me qëllim që të mbrohej gjatë mbrëmjes së sulmit.

Pasi qytetarët dolën në protesta, ai mbajti një konferencë ku njoftoi se qeveria kishte arritur që të rimerrte kontrollin. Aktualisht autoritetet kanë arrestuar mijëra ushtarë që ishin pjesë e fraksionit të forcave të armatosura që u përfshinë në tentativën për grusht shteti.

Gjykata e Turqisë, pritet që shumë shpejt të japë një vendim për t’a ndërkohë që parlamenti do të diskutojë shumë shpejt mundësinë e rikthimit me vdekje.

Presidenti Rexhep Taip Erdogan, ka shpallur gjëndjen e jashtëzakonshme, gjë që do të thotë se të autoritetet mund t’i mbajnë të dyshuarit përtej afateve të paracaktuara me ligj edhe nëse ndaj tyre nuk është ngritur ende asnjë akuzë.

Please follow and like us: