Albspirit

Media/News/Publishing

Vajza e John McCain: Vetëm një barbar si Trump mund të fyejë prindërit e një dëshmori

 

Vajza e senatorit të njohur republikan, John McCain ka sulmuar përsëri kandiatin presidencial Donald Trump, kësaj here për fjalët e tij ndaj Khzir Muazzam Kahn.
“Çfarë barbari do të fyente prindërit e një dëshmori”, pyeti Megan McCain në Twitter, përpara se të jepte vetë përgjigjen. “Sigurisht dikush që fyen edhe ushtarët e mbajtur rob”.
Trump dhe mbështeësit e tij reaguan ashpër ndaj babait mysliman që foli në Kuvendin Kombëtar Demokrat ku e akuzoi kandidatin Donald Trump se nuk kishte njohur kurrë sakrifica në jetë dhe se mesiguri nuk e kishte lexuar as kushtetutën amerikane.
Reagimet e para nga Trump ishin fyese. Ai nënkuptoi se nëna dëshmorit nuk foli në Kuvend nga që nuk i lejohet të flasë ngaqë është myslimane.
Fjalët e tij u kritikuan nga shumë republikanë. Trump është munduar ta zbusë pak situatën që atëhere.
Megan McCain është vetë aktiviste republikane dhe në postimin e saj i referohej fyerjes që i bëri Trump Senatorit McCain gjatë muajve të fushatës, duke e përçmuar sepse ishte kapur rob në Vietnam. Ai tha se pëlqente heronj që nuk kapen rob.
Donald Trump është një kandidat që ka përçarë Partinë Republikane. Disa e kanë vështirë që ta pranojnë si kandidat të tyre sepse e shohin në kundërshtim me vlerat amerikane. (r.a.illyria)

Please follow and like us: