Albspirit

Media/News/Publishing

Shqipëria, bastioni i fundit i “virgjëreshave të përbetuara”

 

Shkurta Hasanpapaj ishte vetëm 16-vjeç kur u përball me detyrimin për t’u martuar. Ajo jetonte në një fshat të largët në veri të Shqipërisë.

Ekzistonte vetëm një rrugëdalje, dhe ajo mori përjetësisht identitetin social të mashkullit duke u bërë “virgjëreshë e përbetuar”.

Me pak fjalë, jeta e saj ndryshoi. Ajo hoqi dorë nga seksi, martesa dhe të qënit prind.

Porn ë këmbim, ajo fitoi të drejtën për të jetuar si mashkull dhe të drejtonte familjen e saj në një shoqëri patriarkale të ashpër.

Afro shtatë dekada më vonë, Hasanpapaj preferon të thirren në emër mashkullor, Shkurtan.

“Vendosa të isha me meshkujt,” tha ajo, teksa i duken flokët e shkurtra të bardha poshtë një kapeleje.

“Ata që më duan më thërrasin Shkurtan, ndërsa ata që duan të më ofendojnë më thërrasin Shkurta”.

Duke parë jetën e saj në një bujtinë në qytetin veriperëndimor të Shkodrës, Hasanpapaj është ndër të fundit virgjëresha të përbetuara – një status social i njohur në Shqipëri dhe fqinjët e saj në Ballkan.

Ekspertët thonë se të paktën 10 virgjëresha të përbetuara mund të kenë ngelur.

Jeta e jashtëzakonshme e virgjëreshës së përbetuar i ka rrënjët në Kanunin e Lekë Dukagjinit, një kod mesjetar i sjelljes që u miratua gojarisht midis klaneve  në majat e thepisura dhe luginave të Shqipërisë veriore.

Kanuni, që gjithashtu përcaktonte rregullat për armiqësitë famëkeqe të gjakut, lejon dy mënyra për t’u bërë “virgjëreshë”, ose virgjëresha të përbetuara siç thirren në Shqipëri.

Një mundësi është kurë të gjithë meshkujt në familje janë larguar ose kanë vdekur, dhe një vazjë bën betimin për të marrë detyrat e një mashkulli.

Mundësia tjetër është të shndërrohesh në të tillë për të shmangur një martesë të detyruara. Pa betim, mund të derdhet gjak.

Të refuzosh një propozim shihet si një fyerje e madhe që mund të ndezë një grindje mes familjeve.

Virgjëreshat e përbetuara fitojnë të drejtën për të mbajtur një punë, të tymosin, të pijnë raki në locale, të veshin pantallona dhe madje të marrin vendime familjare.

“Nuk ke pse të shërbesh ushqim me kokën ulur, dhe të zhdukesh pa parë në sy të ftuarit” thotë 62-vjeçarja Djana Rakipi, që gjithashtu njihet me emrin Lali.

Ajo lindi në rajonin e largët të Tropojës në Shqipërinë e Veriut, por tani jeton në bregdet në Durrës.

Veshur me një kravatë dhe beretë ushtarake, Rakipi bën një shtrëngim duarsh dërrmues dhe merr një kënaqësi të dukshme, kur roja në portin local e quan “shef”.

Rakipi tha se, për të, betimi ishte një formë lirie. Rruga tjetër për femrat sipas Kanunit është nënshtrimi, punë e rëndë në familje dhe mungesë totale të kontrollit.

“Ishte e vështirë për femrat të ishin pjesë e jetës,” tha Rakipi. “Të ishe i lirë ishte tabu”.

Për Hasanpapaj presioni për të ndryshuar i erdhi që herët. Ajo dhe motra e saj binjake, të lindur në vitin 1932,  janë parë si një katastrofë nga ana e prindërve të tyre, të cilët panë tre djem t’i vdisnin.

Gjatë regjimit të Luftës së Dytë Botërore post-komuniste të Enver Hoxhës, Hasanpapaj ishte një udhëheqës i degës lokale të partisë komuniste dhe drejtonte  “një brigadë me rreth 50 fermerë”.

Rakipi gjithashtu ndjen nostalgjinë për regjimin komunist  “që gjithmonë më njihte si mashkull,”. Ajo punonte për të trajnuar studentët ushtarë për të përdorur kallashnikovin. Më vonë ajo u bë officer policie.

Pak a shumë si Hasanpapaj, Rakipi thotë “ajo nuk do t’ja dijë” për të pasurit fëmijë, apo për marrëdhëniet seksuale.

“Jam e dashuruar me diellin, natyrën, unë pikturoj,” thotë Rakipi. “Ku ka dashuri më të mirë?”

Të dyja këto virgjëresha të përbetuara kundërshtojnë fuqimisht homoseksualitetin. Nuk është e moralshme, thotë Rakipi.

“Dy burra dhe dy gra që martohen bashkë, ky është fundi i botës,” thotë ajo.

Virgjëreshat fitonin privilegjin për t’u pranuar në botën mashkullore, edhe pse gjinia e tyre nuk kishte ndryshuar as në çertifikatat e lindjes.

Por tani çdo gjë ka ndryshuar në shoqërinë shqiptare.

“Nuk është më e njëjta gjë, nuk është as në të mirë të familjeve apo komunitetit,” thotë autorja e virgjëreshat e përbetuara Antonia Young. “Do të bëhej vetëm për zgjedhje individuale”. /France 24/ Nga: Briseida Mema dhe Nicolas Gaudiche

Please follow and like us: