Albspirit

Media/News/Publishing

Shqipëria nuk është e trashëgueshme

Ilir Hebovija

Pinjollë mjeranë që gjithë ditën kakarisni në emër të baballarëve dhe për ta.

Ky llum ku vërtiteni ju ka hapur vendin për të bërë replikat tuaja për të dhunuar këdo që ka mendim ndryshe me familjen tuaj biologjike.

Injorantë socialë që nuk kuptuat që pjesëmarrja në politikë e etërve ka kosto.

Ka ulje e ka ngritje, ka përballje me opinionin publik, ka sulme, ka edhe keqdashje.

Po ju ç’kërkoni që jargaviteni si tregtarë mishi sa herë që pellgu politik që krijuan dhe mbajnë peng sot e kësaj dite etërit tuaj, nxjerr e vjedh çfarë i vjen për mbarë?

Rotacioni që ju ka ndodhur e do t’ju ndodhë nuk është përmbysje që e përjetoni kaq shëmtuar.

Neveritja ndaj jush po përkthehet nga qytetarët me dhimbje në neveritje ndaj sistemit.

Kush dreqin jeni ju që na tundi në fytyrë herë paratë e herë diplomat, herë armët si të drejtë e trashëguar zakonore?

Dandy me kode kanunore mesjetare hyni në tavolina të paftuar, sepse dikur ka lënë mbeturinat ati.

Ulërisni pas gardhit ndaj çdo kalimtari udhës.

Nuk jeni as aq pragmatistë sa të kuptoni që po i bëni gropën vetes dhe etërve tuaj.

Është e frikshme të hapsh rrjetet sociale e të lexosh a shohësh sa helmues jeni në çdo moment duke i mbytur hapësirën të gjithëve, sidomos atyre që emrin e kanë për shkak të kokës lart e jo rëndesës së baballarëve.

Please follow and like us: