Albspirit

Media/News/Publishing

Albumi i Bowie, favorit për çmimin “Mercury”

 

David Bowie është favoriti për të fituar çmimin prestigjioz “Mercury”, për albumin e tij Blackstar, i cili u lansua pak ditë para vdekjes së tij.

Bowie ndërroi jetë në moshën 69 vjeçare në janar të këtij viti, dhe është në mesin e 12 finalistëve për çmimin albumi i vitit që fiton 26,000 dollarë.

Konkurrentët tjerë janë artistët si, laura Mvula, Bat for Lashes, Jamie Ëoon..

I krijuar në vitin 1992, çmimi “Mercury” shpesh favorizon artistët më të panjohur për skenën se sa ata të famshmit.

Disa fitues si bendi i njohur Arctic Monkeys, kanë kaluar në “famë të zakonshme”, derisa të tjerët kanë dështuar për depërtim.

Fituesi i këtij viti do të shpallet më 15 shtator.

Please follow and like us: