Albspirit

Media/News/Publishing

Anti-amerikanizmi i ri në Turqi

 Editorial i New York Times

E tronditur nga një përpjekje për grusht shteti, qeveria e Turqisë dhe shumë prej qytetarëve të saj janë kapluar prej dëshpërimit për të gjetur dikë që ta akuzojnë. Në vend që të ndërmarrin një hetim gjithëpërfshirës për të zbuluar fakte, ata kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara se janë edhe ato të përfshira në organizimin e kësaj “tradhtie”. Kjo ka nxitur një tjetër valë antiamerikanizmi, i cili, i kombinuar me spastrimet e armiqve të vërtetë dhe imagjinarë, përbën një rrezik serioz për NATO-n dhe marrëdhëniet afatgjata mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përgjegjësi i vërtetë i grushtit të shtetit të 15 korrikut, për presidentin Rexhep Tajip Erdogan dhe liderët e tjerë turq është Fethullah Gyleni, kleriku mysliman që jeton prej vitit 1999 në ekzil të vetëzgjedhur në Pensilvani, i cili ka mohuar çdo lloj përfshirjeje në përpjekjen për të rrëzuar qeverinë aktuale. Mirëpo shtypi proqeveritar, liderët politikë dhe qytetarët e zakonshëm nga të gjitha shtresat e shoqërisë e drejtojnë gishin fajësues nga Uashingtoni, i cili ka mohuar çdo lloj përfshirjeje.

Kur gjenerali Joseph Votel, komandanti i forcave amerikane në Lindjen e Mesme shpreh në një konferencë mbi sigurinë javën e shkuar shqetësimet e tij në lidhje me spastrimet në radhët e oficerëve turq, duke përfshirë këtu edhe ata që bashkëpunojnë drejtpërsëdrejti me forcat amerikane, të cilët tashmë gjenden në burg, Erdogani e akuzoi atë se “është duke mbajtur anën e puçistëve”. Edhe ditën e martë në një fjalim të tij presidenti Erdogan vijoi të deklaronte se ishte i të njëjtit mendim, se Perëndimi është duke mbështetur terrorizmin duke qëndruar krah puçistëve.

Po njësoj, gazeta proqeveritare “Yeni Safak” akuzoi CIA-n; gjeneralin e ushtrisë John Campbell, ish-komdandant i NATO-s në Afganistan dhe Henri Barkey-n, i cili drejtoj programin për Lindjen e Mesme pranë Qendrës “ëoodroëëilson”, se fshihen edhe ata pas kësaj përpjekjeje. Kur grushti i shtetit ra, ai gjendej në një nga ishujt pranë Stambollit, duke mbajtur njëëorkshop me një grup studiuesish. Në letër ajo cilësohej si një “mbledhje e fshehtë”, ku ndër të tjera thuhej se ai kishte bërë një varg telefonatash, të cilat vështirë të përbëjnë ndonjë aktivitet të dyshimtë. Madje, po e njëjta gazetë pati lëshuar edhe një kryetitull ku thuhej se Shtetet e Bashkuara ishin përpjekur për të vrarë z. Erdogan.
është krejt e pakuptimtë që Shtetet e Bashkuara të kërkojnë destabilizimin e një aleati të fortë në NATO, bashkëpunimi me të cilin është jetik përsa i përket sigurisë së kësaj aleance, veçanërisht për luftën ndaj Shtetit Islamik, sidomos kur thuajse i gjithë rajoni është i përfshirë në kaos.

Ndërkohëështë e kuptueshme që turqit t’i ketë tronditur shumë ajo përpjekje për grusht shteti, ku z. Erdogan u shpreh se kanë vdekur plot 237 vetë, mirëpo ata janë duke luajtur një lojë të dyfishtë dhe cinike. I pari ka qenë z. Erdogan ai, i cili i akuzoi shtetet perëndimore se nuk e dënuan grushtin e shtetit prerazi, megjithëse shqetësimi i tij i vërtetëështë se ato po ndihen tejet të shqetësuara, madje kanë shprehur edhe alarmin, për mënyrën se si presidenti turk është duke e përdorur këtë krizë, duke nisur nga spastrimet nga administrata, të cilat shkojnë deri në 66.000 vetë, nga ushtria, ministritë, shkollat dhe universitetet. Kjo është më shumë se ç’mund të justifikohet me grushtin e shtetit, kështu që kjo është edhe një përpjekje për ta ndryshuar krejtësisht dhe në mënyrë radikale fytyrën e këtyre institucioneve.

Zyrtarët amerikanë kanë të drejtë teksa arsyetojnë se z. Erdogan po i shton kritikat e tij për të ushtruar më shumë trysni ndaj Uashingtonit, në mënyrë që ata të pranojnë të paktën kërkesën e tij për ekstradimin e z. Gylen, të cilin e ka pasur aleat deri disa vite më parë, kur marrëdhëniet e tyre morën fund. Turqia ka dërguar një varg dokumentacionesh, por asnjë kërkesë zyrtare për ekstradim dhe, deri tani, Shtetet e Bashkuara nuk shohin kurrfarë prove që do ta cilësonte si fajtor z. Gylen.

Turqve u duhet rikujtuar se z. Gylen zotëron të gjitha të drejtat ligjore për të jetuar në Shtetet e Bashkuara dhe, për të vendosur nëse i duhet dorëzuar apo jo vendit të tij, duhet që Departamentit Amerikan të Drejtësisë i nevojitet të zhvillojë një proces hetimor dhe gjyqësor rigoroz, veçanërisht kur bëhet fjalë për ekstradim në një vend ku proceset nuk ecin edhe aq normalisht, duke qenë se ekzistojnë edhe raportime të njëpasnjëshme se ndaj njerëzve të ndaluar ose të arrestuar ushtrohet rregullisht dhunë.

Ndoshta detyra e vërtetë e Turqisëështë që t’u shkojë deri në fund hetimeve të hollësishme për të zbuluar se kush është organizatori real i tentativës për grusht shteti. Mirëpo kjo kërkon që ajo të heqë më parë dorë nga teoritë e konspiracionit dhe t’i futet punës së nevojshme të mbledhjes së fakteve dhe provave.

Uashingtoni parashikon se tensionet rreth z. Gylen do të përkeqësohen me kalimin e ditëve dhe kjo mund të bëjë që Turqia të afrohet edhe më shumë me Rusinë. Megjithatë, zyrtarët amerikanë thonë se zyrtarët turq e kanë siguruar edhe njëherë gjeneralin Joseph Dunford Jr., shefin e Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-ve, ditën e hënë, kur ai vizitoi Ankaranë, se bashkëpunimi mes dy vendeve përsa i përket luftës kundër Shtetit Islamik do të vijojë si normalisht. Dhe deri tani fjala e tyre ka rezultuar e mbajtur.

Megjithatë, në plan afatgjatë, Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë të bëjnë me një problem edhe më të madh: çfarë do të bëjnë me këtë aleat jetik, i cili po i largohet me hapa galopantë normave demokratike? Zyrtarët amerikanë thonë se ata kanë filluar të studiojnë mundësitë, duke përfshirë edhe mundësinë se një ditë NATO-s mund t’i duhet të vendosë edhe njëherë rreth pasojave që mund të sjellin sjelljet antidemokratike të vendeve.

Por edhe ndërhyrja e mundshme e sipërpërmendur e NATO-s mund ta nevrikosë edhe më keq z. Erdogan. Por është e vështirë të shohësh se si mund të bëhet më fjalë për një aleat të besuar, nëse Turqia do të parapëlqejë që t’i ketë të acaruara marrëdhëniet me Perëndimin, si pasojë e parimeve dhe praktikave të saj antidemokratike. Apo si do të mund ta ruante vendi i tyre vijimësinë e zhvillimit dhe sigurisë pa pasur NATO-n nga pas./ORANEWS

Please follow and like us: