Albspirit

Media/News/Publishing

Dua Lipa arrin nesër në Prishtinë

 

Prishtinë, 6 gusht 2016 – Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, nesër do të arrijë në Prishtinë.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se nesër, duke filluar nga ora 16:30, ajo do të mbajë konferencë për media, në aeroportin “Adem Jashari”, bashkë me organizatorët e koncertit.

Në këtë konferencë, pritet të prezantohen detaje rreth përgatitjeve të fundit për koncertin e Dua Lipas në Prishtinë, që do të mbahet më 9 gusht, në parkun e Gërmisë.

Koncerti i saj ka zgjuar interesim të madh të publikut, në Kosovë e jashtë saj. (r.m.)

Please follow and like us: