Albspirit

Media/News/Publishing

Justin Bieber refuzon 5 milionë $ nga Trump për një koncert

Oferta ishte 5 milionë dollarë për vetëm 45 minuta interpretim, por Justin Bieber i ka thënë ‘jo’ Donald Trump-it. Sipas asaj që shkruan sajti “gossip” amerikan “TMZ.com”, ylli i ri i muzikës pop, ka refuzuar propozimin për të kënduar në konventën republikane në Klevland gjatë katër ditëve që miliarderi ka zyrtarizuar kandidimin e tij mes republikanëve të tjerë për Shtëpinë e Bardhë.

Për performancën, Bieber, do të paguhej me rreth 112 mijë euro në minutë, por menaxheri i tij,  Scooter Braun (një mbështetës i Hillary Clinton), e ka këshilluar Justin të refuzojë ftesën.

Këngëtari ka vendosur të qëndrojë larg politikës, duke iu përkushtuar vetëm fansave të tij që e shohin akoma si një idhull. Rasti i fundit ka qenë një adhuruese, e cila e kaloi ditëlindjen e saj në makinë para shtëpisë së yllit vetëm për ta parë.

Vajza ndodhej në një rrugë publike, kështu që asnjë nuk mund ta detyronte të largohej dhe vendosi ta përfundojë “aventurën” e saj (zgjati 12 orë) vetëm kur Justin zbriti poshtë dhe e përqafoi. Një histori për t’ia treguar miqve, por asnjë ‘selfie’ apo dëshmi fotografike, duke parë rregullat e ashpra të vendosura nga Bieber sa i takon privatësisë.

Please follow and like us: