Albspirit

Media/News/Publishing

Sërish befason Marina 

Marina-Fara

Në jetën e saj profesionale ende nuk ka spikatur, ose të paktën jo aq sa të pikaset nga sytë vigjilentë të medias, por në atë të shou bizit është futur fuqishem falë aseteve të saj bombastike. Bëhet fjalë për Marina Farën, vajzën bukuroshe të këngëtares së njohur, Eli Farës, e cila nuk di të ndalë provat e saj provokuese, që pasojnë njëra pas tjetrës.

Tani së fundmi ajo ka shpalosur edhe një herë gjoksin e saj gjigant, i cili duket se sikur do të shpërthejë nga momenti në moment. Ndërkohë që herë pas herë nuk mungojnë edhe atë që dyshojnë se gjoksi i saj është bërë i tillë falë ndërhyrjeve kirurgjikale estetike.

 

Please follow and like us: