Albspirit

Media/News/Publishing

Dashuritë e Charlie Chaplin

download (5)

Është e çuditshme të mendosh se fama dhe suksesi mund të shoqërojnë vetminë. Por, edhe në rastin e Chaplin, ndodhi pikërisht kështu. Shpesh në Amerikë, gjendej i vetëm duke shëtitur në rrugët kryesore: “Siç thotë Hamleti ‘Tani jam vetë…Çfarë do të më ndodhë?. Por si veprohet për të njohur njerëz? Ndjehem tepër melankolik”. Gjatë qëndrimit në Amerikë bashkohet me mikun e tij më të mirë Douglas Fairbanks, i martuar për shumë vite me Mary Pickford (e fejuara e famshme e Amerikës). Bashkë me ta krijoi ‘United Artists’, shtëpinë diskografike, në të cilën u realizuan një pjesë e mirë e filmave të tij. Kështu Chaplin përshkuan me nostalgji largimin nga jeta e çiftit Douglas: Gjithnjë kam ndjerë mungesën e Doug: sidomos entuziazmin dhe humorin e tij, kam ndjerë mungesën e zërit të tij në telefon, sidomos të dielën në mëngjes kur më thoshte: ‘Charlie, do të vish për drekë?’. Po kam ndjerë mungesën e miqësisë së sinqertë”. Nëse do të flisnin për femrat në jetën e aktorit, do të duhet të thoshim se gjatë gjithë jetës rreth tij kanë qenë femra tepër të bukura, pjesa më e madhe e tyre mund të thuhet se dëshironin të bënin karrierë dhe afroheshin pranë Chaplin. Sigurisht që aktori nuk ishte indiferent ndaj imazhit femërore, por kjo nuk ishte thelbësorja në mendimet e tij. “ Si çdo njeri tjetër, edhe jeta ime private nuk ka pasur një qëndrueshmëri, disa herë shfaqej tepër aktive, ndonjëherë ishte një zhgënjim i vërtetë. Por, kurrë nuk ka qenë në qendër të interesave të mia. Më tepër kam qenë i përqendruar tek interesat artistike, që më tërhiqnin tërësisht…Kur nuk kisha ndonjë gjë të rëndësishme për të bërë zhvendosesha nga një film në tjetrin. Si të thuash H. G. Wells. Kritikat e shumta kanë shtyrë që filmat e tij të studioheshin në aspektin intim, vagabondi jetonte me partneret e tij marrëdhënie gjithnjë dyshuese. Që këtu, nis ndikimi psikologjik i nënës në fëmijërinë e autorit, ku e kaluara e tij ka qenë tepër e vështirë. Edhe nga këto akuza Chaplin mbrohet: “Në ndryshim nga Freud, unë nuk besoj se seksi është elementi më i rëndësishëm në mënyrën e sjelljes. Është më e lehtë që të përfshihen në psikologjinë e ftohjes, fama dhe turpi i mizërisë”. Tek akuzat dhe mbrojtjet e Chaplin, femrat sigurisht që nuk mungonin. Dashurohet për herë të parë në moshën 19 vjeçare, ajo ishte një balerinë e panjohur, e tipit Hetty Kelly, tre vjet më e vogël se ai. Kjo ishte një dashuri platonike, që zgjati vetëm disa ditë. Regjisori Richard Attenborough, në filmin e tij ”Chaplin”, i jep aktores rolin e Hetty dhe e Oona, bashkëshortja e fundit dhe tepër e dashur për Chaplin; Chaplin kishte gjetur tek Oona, imazhin e thjeshtësisë femërore të balerinës londineze. Në të vërtetë në autobiografinë e tij, Charlie e dramatizon shumë rolin e Hetty, duke e përshkuar atë si një vizion i dashurisë tipike adoleshente: “Ideja ishte e krijuar nga dashuria, ishte ideali im. Ndjehesha mirë me të duke luajtur golf, një sport që e urrej, ose kur shëtisja në agim në hapësirat e mbuluara me vesë, dhe e shoqëruar nga ndjenjat e ëmbla”. Chaplin propozon Hetty për t’u martuar, por kjo e fundit e refuzon një vendim të tillë, mesa duket nga ndërhyrja e nënës, e cila dëshironte për vajzën e saj një dhëndër më të mirë. Një martesë- skandaloze me 17 vjeçaren Lita Grey përfundon me një divorc gjigand dhe kërcënime të shumta dhe bashkohet me aventurat e tjera jo të këndshme.

Please follow and like us: