Albspirit

Media/News/Publishing

Të kesh fatin e druvarit para hedhjes se shortit me gogla per KLP dhe KLGJ

 

Mbrojtësi i Liverpulit, Dejan Lovren, nuk mori pjesë në Evropian për shkak se ai zbuloi se e shoqja kishte një aferë me një druvar.

Sipas Daily Mail, futbollisti kroat, që u ble nga Liverpuli në vitin 2014 për 20 milionë sterlina dhe që fiton 65 mijë sterlina në vit, zbuloi se e shoqja kishte një aferë me një shokun e tij të vjetër, Dario Torbiç, një druvar që fiton vetëm 200 sterlina në muaj.

Lovren, 27 vjeç, mbeti i lënduar dhe i turpëruar kur zbuloi aferën, por miqtë thanë se ai ishte i vendosur që ta bënte martesën të funksiononte sërish. Çifti ka dy fëmijë dhe janë bashkë prej 16 vitesh.

Mendohet se ata janë sërish bashkë. Zakonisht në botën e futbollit ndodh e kundërta, kur ylli i fushës së gjelbër tradhton gruan.

 

Please follow and like us: