Albspirit

Media/News/Publishing

A do jetë Italia falimenti i ri në Europë?

 

Nga Stephanie Kirchgaessner- “The Guardian”

Matteo Renzi nuk e ka parë kurrë veten si një Kryeministër afatshkurtër. Muajt pasi ai mori pushtetin në vitin 2014 nëpërmjet një grushti shteti të guximshëm brenda partisë do të kishin bërë edhe vetë Makiavelin krenar.E ndërkohë duket se Renzi po i mëshon faktit se ai është Kryeministri i katër që Italia ka parë në vetëm tre vjet.

“Unë nuk e di të them nëse kjo është një gjë e mirë apo e keqe, por di të them se nuk do ta shihni të ndodhë për disa vite,” tha ai për “Observer” në atë kohë, duke buzëqeshur. Udhëheqësi i qendrës së majtë e pa veten dhe është konsideruar gjerësisht si një forcë dinamike e aftë për të reformuar Italinë, pas dy dekadave të politikës sklerotike. Kur partia e tij Demokratike e shtypi opozitën në zgjedhjet e atij viti, u duk se Silvio Berlusconi, Kryeministri konservator nuk do dukej vërdallë për ca kohë.

Sot e ardhmja duket shumë më pak e ndritshme dhe më pak e sigurt, për ish-kryebashkiakun e Firences. Për disa muaj, ndoshta në nëntor, italianët do të shkojnë në qendrat e votimit për të votuar me anë të nnjë referendumi për një reformë kushtetuese që Renzi thotë se do ta bëjë më të lehtë kalimin e legjislacionit duke kufizuar dramatikisht kompetencat e senatit, një burim i madh i bllokimin politik italian.

Por ndërkohë që disa muaj më parë një fitore për Renzin dukej e mundshme, gjërat papritmas janë shëndërruar në një mosmarrëveshje të madhe të komplikuar. Pak pasi Kryeministri italian parashikon fatin e David Cameron, pas referendumit e tij të pafat, vetë faji i tij duhet të lëkundët të fije të perit.

Njësoj si “Brexit” në Mbretërinë e Bashkuar, referendumi është gjithnjë e më shumë duke u parë nga italianët si një mënyrë për marrë frymë ndaj pakënaqësisë e tyre të përgjithshme. E nga ana tjetër Renzi u betua se do të lërë politikën nëse referendumi nuk shkon “në rrugën e tij”. Nëse ai humbet, përvec rrezikut që bie mbi shpatullat e tij, rezultatet e referendumit mund të ketë pasoja të mëdha për Italinë dhe të gjithë Evropën. Një humbje e tillë, potencialisht mund të hapë derën për zgjedhje të reja nacionale që mund ti cojnë euroskeptikët, e lëvizjes me 5 yje të shtynë partinë Demokratike nga pushteti.

“Unë mendoj se si çdo referendum, referendumi kushtetues italian nuk do të luftohet vetëm nga thelbi i legjislacionit, por për një numër të tjera çështjesh që do të vijnë duke u shfaqur dhe një prej tyre do të jetë padushim kriza bankare”, tha Vincenzo Scarpetta , një analist politik për Evropën e hapur.

Italia është përballur me bankat të trazuara, probleme të cilat kanë dominuar lajmet gjatë gjithë verës dhe kanë shkaktuar shqetësime dhe një dështim të madh të bankave. Në një plan për ti shpëtuar huadhënës së tretë më të madhe të vendit, Banca Monte dei Paschi të Sienës, e cila duket të jetë huadhënësja më e dobët në testet Evropiane të “stresit të bankave”, nuk e ka fituar besimin e plotë të investitorëve. Për të shmangur një paketë shpëtimi nga qeveria, e cila do të kishte pasoja katastrofike politike për Renzin dhe potencialisht do tu “zhdukte nga harta” kursimet mijëra italianëve, banka ka gjetur një “zgjidhje tregu”, duke kërkuar të paktën 5 bilion euro në kapitalet private.

Pyetja tani është nëse shqetësimet për sektorin bankar, së bashku me zemërim mbi rritjen e ngadaltë të ekonomisë dhe shqetësimet rreth krizës së vazhdueshme të migrimit, do të paraqesin rrezik të mëtejshëm në shanset që Renzi ka për të fituar referendumin në vjeshtë. Analistët thonë se një gjë është e qartë: Në mënyrë vendimtare Renzi ka bërë një gabim të madh kur vendosi të vinte në këmbim të këtij votimi karrierën e vetë politike. Shumë zhgënjim pritet të vijë në drejtim të Renzit, votimi që tani ka filluar të ngjajë me zgjedhjet kombëtare, e pikërisht këto të fundit në sajë të manovrimit e sollën atë në pushtet, , sigurisht një fuqi kjo që ai kurrë nuk e ka fituar personalisht. Në vitin 2014 Renzi doli fitimtar nga një përleshje për pushtet brenda partisë së tij Demokratike me Enrico Letta.

“Që kur mori detyrën në shkurt të vitit 2014, mëkati i tij fillestar ka qenë gjithmonë se ai nuk luftoi kurrë në zgjedhjet e përgjithshme – ka thënë Scarpetta – Tani ne po shohim një ndryshim të qartë që vjen si varje në litar dhe pse ky nuk është referendumi i Renzit, ky është thjesht një referendum. Por ndoshta mund të jetë shumë vonë kur Renzio ta kuptojë këtë ”

Nëse fiton, Renzi do të jetë i ndëshkuar deri diku, por në fund të fundit me anë të votës. Por nëse ai humbet, realiteti i vetëm i sigurt politikës italiane është se askush e di se cfar mund të ndodhë. Sipas një skenari, një njeri i vendosur nga kryeministri do të marrë përsipër qeverisjen deri në zgjedhjet e ardhshme kombëtare. Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, do të bëjë thirrje për zgjedhjet e reja, duke hapur rrugën për një fitore të mundshme nga “Lëvizja më Pesë Yje”, e cila në të kaluarën bëri thirrje për një referendum mbi përdorimin e euros, kështu që e ardhmja e Italisë shkon më shumë mundësi drejt euroskepticizmit. Lëvizja nuk është konsideruar si një kundërshtare e vendosur ndaj emigracionit por themeluesi i partisë, komediani Bepe Grilo, ka shprehur admirim për Nigel Farage, ish liderit e UKIP-it, mbi qëndrimin e tij ndaj Brukselit.

Renzi sëfundmi “doli para pasqyrës” dhe pranoi rreziqet me të cilat po përballet Italia, duke i thënë CNBC-së: “Ne jemi në një situatë ku ndoshta “Lëvizja me Pesë Yje” do të lejohet të udhëheqë këtë vend. Njerëzit duhet të kuptojnë se çfarë do të thotë votimi ‘JO’ këtu: E mësuam nga Britania e Madhe ”

“Një llogaritje e gabuar e kryeministrit- tha Scarpetta- ishte pikërisht kjo llogaritje që e bëri atë të besonte se reforma kushtetuese ishte një përparësi kryesore për votuesit italianë që ishin të etur për ndryshim. Së pari, është e qartë se për shumë nga italianët, prioritet është rritja ekonomike. E dyta: Duke personalizuar referendumin,Renzi i ka bashkuar të gjithë kundër tij”, tha Scarpetta.

Gianni Riotta, ish redaktor i “Sole 24 Ore”, një gazetë kryesore ekonomike, tha se ai besonte se Renzi ende mund të shtonte drejt një fitoreje. “Po, unë parashikoj se ai do të fitojë, edhe në këtë rrëmujë – tha ai – Unë kam besim tek sensi i përbashkët i Italianëve. Para se të fitojë, ‘ai do duhet të fluturojnë në një lartësi pak më të ulët’ të përpiqet të ndreqë gardhet kufitare me ish armiqtë e tij, dhe të kuptojë se nuk mund të bëjë të gjitha i vetëm”.

Please follow and like us: