Albspirit

Media/News/Publishing

Bebe Rexha në shtator vjen në Kosovë

 

Pos Dua Lipës e Rita Orës, shqiptarët kanë edhe Bebe Rexhën si krenarinë tjetër dhe suksesin në muzikën botërore.

Bashkëpunëtore e Eminem e Rihanna, Bebe Rexha ka shkruar në Twitter se në muajin shtator do ta vizitojë Kosovën, transmeton KultPlus. Një fanse e ka pyetur “kur po vjen në Kosovë”, ndërsa Rexha është përgjigjur vetëm “Shtator”.

Rexha, e njohur edhe për “No Broken Hearts” dhe për bashkëpunimet e saj me Nicki Minaj, i ka uruar edhe fitoren e mbrëmshme Majlinda Kelmendit. Rexha jeton e punon në Amerikë ndërsa ka treguar në disa intervista origjinën e saj nga Dibra e Madhe. Emri i saj i vërtetë është Bleta.

Këtë vit ajo ka shkruar tri këngë për Iggy Azalea, dhe është goxha e suksesshme si tekstshkruese.

Please follow and like us: