Albspirit

Media/News/Publishing

Erdogan mbledh 1 milion në shesh

erdog

Media të ndryshme perëndimore shkruajnë se ishin më shumë se një milion persona, ata që dolën këtë të diel në sheshin kryesor të Stambollit, në anën europiane, në një mega-miting të thirrur nga qeveria në mbështetje të demokracisë dhe martirëve.

Megjithëse tubimi u thirr nga presidenti Rexhep Taip Erdogan, i cili mbërriti me një helikopter, në të morrën pjesë edhe liderët e dy partive kryesore të opozitës.

Sipas agjencisë turke Anadolu, të tjera mitingje të ngjashme janë mbajtur edhe në lokalitete të tjera. Në këtë mega-manifestim u bë një përmbledhje e ngjarjeve të fundit që pasuan vendin pas grushtit të shtetit të 15 Korrikut.

Të gjithë të pranishmit mbanin flamuj turq, pasi u ndaluan simbolet partiake. Presidenti turk u tha të pranishmëve se kjo ishte një mënyrë për t’i treguar botës se sa i fortë është solidariteti dhe uniteti i vendit.

Please follow and like us: