Albspirit

Media/News/Publishing

Historiku i grabitjeve të bankave

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=TL_3MlcSfZY?feature=oembed]

Bankat janë kthyer në prenë kryesore të grabitësve. Rasti i kësaj të hëne, ku muret e një banke në zemër të Tiranës u shembën, nuk është një ngjarje e shkëputur, por është rasti i vetëm ku nuk janë përdorur armë.

Garbitja më spektakolare ishte ajo e 30 Qershorit në pistën e avionave në “Rinas”, ku tre persona të armatosur morën 1 milionë euro. Të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve autorët grabitën paratë e një banke të nivelit të dytë , duke humbur më pas çdo lloj gjurme. Nuk ishte hera e parë që makinat e transportit të parave të bankave apo institucioneve të tjera bëheshin objekt i grabitjeve me armë.

Në 27 Prill të 2015 një automjet i një kompanie të sigurisë fizike që po trasportonte paratë e disa bizneseve private të një qendre tregtare u grabit në rrugën dytësore përgjatë autostradës Tiranë-Durrës. Tre persona të maskuar nën kërcënimin e armës morën paratë që arrinin në shumën e 2 mln lekëve. Automjeti i autorëve u gjet i djegur 4 km larg vendit të ngjarjes.

13 Shkurt 2015, një filial banke në Stacionin e Trenit u grabit nga disa persona të armatosur. Nën kërcënimin e armëve dhe duke qëlluar në ajër, ata morën dy thasë me para. Rreth 2,8 milionë euro dyshohet se u vodhën në këtë rast

3 Dhjetor 2015, katër persona të armatosur me uniforma policie grabitën një automjet të blinduar, që i përkiste një kompanie private të sigurimit fizik dhe po trasportonte paratë e një banke të nivelit të dytë.

Grabitja ndodhi në rrugën Tiranë-Rinas, në kryqzimin e Laknasit, kur paratë po dërgoheshin drejt aeroportit. Dyshohet se autorët morën 3,8 milionë euro.

Sulme ndaj bankave kanë ndodhur edhe në rrethe ku rasti fundit ishte në Vlorë, ku autorët morën 50 mijë euro. Gjithashtu në Durrës, në qendër të qytetit u vodhën disa mijëra euro. Vetëm në këtë rast policia arriti të zbardhë ngjarjen duke arrestuar autorët.

Please follow and like us: