Albspirit

Media/News/Publishing

Si u grabit kasaforta e bankës në Bllok, e pasaktësuar shuma e rrëmbyer

 

Grabitësit kanë mundur të marrin një sasi të konsiderueshme parash, nga çarja e murit të degës së një banke në Tiranë. Zyrtarisht nuk dihet shuma që i është grabitur degës së BKT-së.
Hajdutët e degës së BKT-së, tek-ish Blloku, mësohet se kanë punuar disa netë për të çarë murin që i çonte të kasaforta. Për të depërtuar në dhomën e kasafortës, grabitësit punuan nga kati i nëndheshëm i pallatit, ambienti i të cilit dikur funksiononte si kazino.
Pasi çanë murin dhe hynë në dhomën e kasafortës, grabitësit arritën të marrin një shumë të konsiderueshme parash, që gjendej në bankë.
Ndërkohë, të dhënat paraprake, nuk e përjashtojnë mundësinë se një person brenda bankës ti ketë informuar hajdutët për vendndodhjen e saktë të kasafortës, si edhe për mundësinë e hajes së saj.
Grabitësit kanë pasur si avantazh ditët e pushimit në fundjavë, kur që nga e premtja në darkë, të shtunën dhe të dielën kanë pasur tre ditë kohë të punonin për shembjen e murit, çarjen e kasafortës dhe marrjen e parave. Për të realizuar çarjen e murit, mësohet se kanë përdorur mjete të ndryshme sipas policisë, si vare, trapano apo mjete të tjera shpuese.
Lidhur me identifikimin e mundshëm të autorëve, policia synon të gjejë shenja gishtash, fije floku apo çfarëdo gjurme tjetër në vendin e ngjarjes. Por për momentin nuk ka asnjë të dyshuar, ndërsa po vëzhgohen kamerat e sigurisë në zonën përreth.
Please follow and like us: