Albspirit

Media/News/Publishing

Demi Moore, flirt me princin Andrea të Britanisë së Madhe?

Për revistat rozë është flirti më i pamundur i verës dhe shkak duhet të jetë bërë një mbrëmje gala në Londër dy muaj më parë. Demi Moore dhe princi Andrea i Britanisë së Madhe duket se janë “shumë pranë  njëri-tjetrit”.

Aktorja e Hollivudit dhe djali i dytë i Mbretëreshës Elisabeth, janë duke u frekuentuar që në fillim të kësaj vere. Mediat angleze, gjermane dhe franceze, kanë nisur “kërkimet”, duke hetuar nëse çifti ka vërtet një lidhje të vërtetë apo bëhet fjalë vetëm për një “gossip” veror.

Demi More 1Mbretëresha, sipas të mirinformuarve, nuk është e lumtur nga kjo “lidhje” e të birit, sepse aktorja vjen nga tre divorce dhe ka probleme me drogën dhe alkoolin.

Please follow and like us: