Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA: Turqia, partner strategjik, mbështesim qeverinë e ligjshme

Departamenti i Shtetit të SHBA-së ka deklaruar se Turqia është një partner strategjik dhe Uashingtoni mbështet qeverinë e ligjshme dhe popullin turk.

Në konferencën ditore të informimit të mediave zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Elizabeth Trudeau iu përgjigj pyetjeve në lidhje me Turqinë.

Lidhur me pretendimet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë prapa tentativës së grushtit të shteti në 15 korrik Trudeau tha: “Ne e kemi shprehur reagimin tonë ndaj kësaj, është plotësisht absurde. Unë nuk do të jap përgjigje për çdo gjë që është shkruar e publikuar. Nuk mund të them që ato janë apo jo korrekte. Ajo që është korrekte është mbështetja që ne (Amerika) i japim qeverisë së Turqisë, të zgjedhur me rrugë demokratike dhe popullit turk”.

Please follow and like us: