Albspirit

Media/News/Publishing

Afrimi i Turqisë me Rusinë, tani operacione të përbashkëta në Siri

 

Ministri i Jashtëm i Turqise tha se  Ankaraja i ka kërkuar Moskës për të kryer operacione të përbashkëta kundër shtetit islamik,  pas afrimit mes dy vendeve, qe u evidentua ne takimin e ditëve të fundit midis presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, dhe homologut te tij rus, Vladimir Putin, në Shën Petersburg, Rusi. “Ne do të diskutojmë të gjitha detajet. Ne kemi kërkuar gjithmonë Rusisë për të kryer operacione të përbashkëta kunder ISIS,  tha kreu i diplomacisë së Ankarasë,  e cila zotëron ushtrinë e dytë të madhe te NATO-s – në një intervistë për NTV. Propozimi është ende” në tavolinë”, tha ai per  NTV.

Please follow and like us: