Albspirit

Media/News/Publishing

Braçe: Kam dosje për lidhjet e një trafikanti droge me 3 deputetë

 

Deputeti Erjon Braçe përmes një postimi në facebook thotë se disponon dosje operative të shërbimeve policore dhe shërbimit sekret për lidhjet e një trafikanti droge me politikanë shqiptarë, tre prej të cilëve janë në Kuvend sot.

Erion Braçe: Une nuk kam shpifje ne fakt, une kam dosje, dosje te operativeve te sherbimeve policore dhe sherbimit sekret per lidhjet e nje trafikanti droge me politikane shqiptare, tre prej te cileve ne Kuvend sot. Mbase eshte rast i mire per ta bere publike, ne gjykate akoma me mire.

Ky reagim vjen pasi kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka përmes një prononcimi për median dje deklaroi: Henrigert Mitri, menaxhon mbi 40 mijë rrënjë në zonën e Burrelit, ku është shef komisariati, një njohje e vjetër e Shullazit dhe Erjon Braces. Ishte shef komisariati në Lushnje, kur ndihmoi për fshehjen e provave pas rënies së avionit me drogë në Divjakë.

Braçe e quan shpifje dhe e mbyll postimin duke deklaruar se mbase është rast i mirë për ta bërë publike, “në gjykate akoma më mirë.”

sdasdasd

Please follow and like us: