Albspirit

Media/News/Publishing

Dafina Kastrati, ylli shkëlqyes që po synon majat e skenës me këngën “Shot calling”

Pas dy viteve të qeta sa i përket muzikës, këngëtarja e re Dafina Kastrati, ka publikuar singëlin më të ri të titulluar “Shot Calling”.

Këngëtarja që me përgjegjësi emocionuese mund a krahasojmë edhe me reperen australiane Iggy Azalea, me të përfunduar shkollimin, rriti edhe dëshirën e saj për të dridhe skenën botërore.

Ajo është një talent i jashtëzakonshëm, ndërsa talentin e saj po e fillon me këngën më të re “Shot Calling”.

“Shot Calling” është një paketë energjike gati katër minutëshe. Dafina, jo vetëm që të lë mbresa me  zërin, por ajo lë mbresa edhe me ritmet  dhe performancen e saj të fortë.

E vetëdijshme dhe energjike, Dafina përmes  ekspresivitetit në klip e shlyen ish të dashurin e saj. Në videoklipin e këngës, ajo përmes sex apelit dhe performancës mbresëlënëse, dërgon më shumë se  një mesazh të qartë. Kënga që tingëllon bukur dhe mbetet në mendje, është kompozuar nga vëllai i saj më i vogwl, producenti Rinor Kastrati në bashkëpunim me kompozitorin Florent Boshnjakun. Siç shihet, prirja për muzikë qëndron në gjakun e familjes multi kulturore.

“You that boy, you got what you wanted / I be on my own, baby, shot calling / While you broke baby I’ll be balling / I be on my grind shot calling.“, janë këto disa nga vargjet e këngës më të re të Dafinës.

Debutimi i këngës  së Dafinës është një goditje e vërtetë, e cila nën maskën e tingujve të fuqishëm thërret zëshëm në cilësinë e Dancefloor-it dhe sjell me vete një rrymë jo tipike, me qëllimin që të mbetet kënga në mendje dhe në zemrat e publikut. Artistja e re me këngën e saj, paraqitet e fuqishme me plot vullnet, që të korrë suksese në mbarë Evropën. Dafina është e gatshme qw tw luftoj me kualitetin e saj artistik deri në kulmin e top listave.

“Shot Calling” prej 05 Gushtit 2016 është ne dispozicion në treg në formë dixhitale përmes produksionit muzikor “Record 17” në Gjermani,  Zvicër si dhe Austri si dhe ne pjesët tjera të Evropës në kanalet kryesore të Radio dhe Televizioneve muzikore.

Rreth Dafinës

Në venat e saj rrjedh gjak shqiptari dhe Afrikan kështu që nuk është për tu habitur se Dafina Kastrati aka Dafina, qysh në moshën më të re është pasionuar pas muzikës dhe ritmit. Falë mbështetjes së fuqishme të prindërve të saj, ajo që në moshën 3 vjeçe ka vallëzuar si balerinë mbi parket. Po ashtu, ajo ka ndjekur orët në Hip Hop dhe Piano.

Disa vite më vonë, Dafina e zbuloi pasionon për këndim. Ajo ndoqi orët mësimore për këndim, në muzikë klasike në Operën Shtetërore dhe Liveact Akademi në Stuttgart, tek interpreti internacional, producenti dhe tekst shkruesi Jimmi Love. Përvojën e parë në skenë, Dafina e mori përmes pjesëmarrjes në shfaqjet muzikore si, “Mary Poppins” dhe “Lion King”.

Në moshën nëntë vjeçare, publikoi  CD-në e saj të parë, “I want to live”. Në këtë album kishte edhe një duet me këngëtarin e mirënjohur shqiptar Sabri Fejzullahu. Performancën në skenë e dëshmon duke marr pjesë në koncertet “live”, bashkë me këngëtarin nga Kosova dhe përmes vizitave të shpeshta te grupet e ndryshme vallëzuese.

 

Dafina Kastrati ylli që po shkëlqen me këngë “Shot calling”

 

Që nga viti 2014 Dafina këndon në Stuttgarter Gospelchor, “Die Harlems Praise Family” dhe mes tjerash është prezantuar me ansamblin “Flash Mob von Cro” , për këngën e saj “Traum”.

Dy vite më vonë në moshën 16 vjeçe Dafina u shfaq në skenë me baladën e saj “Lampedusa”, që ishte garuese në garën për në Eurovision 2014 dhe e mahniti publikun me zërin e saj shpirtëror.

Megjithatë, në këngën e saj të re, vështirë se mund të themi që Dafina është qetë. Me këtë ajo dëshmon sërish gjithë shprehjen artistike në zhanrin e ri Rap- Pop. Zëri magjepsës tregon se sa shumë potencial dhe talent fshihet tek ajo.

Dafina posedon  një talent të jashtëzakonshëm me një zë karakteristik. Ajo ka gjetur forcën dhe vetën e saj në Hip –Hop dhe R’n’B’. Dafina aktualisht po përgatit albumin e saj të parë dhe me singlin e saj “Shot Calling” që është publikuar me datën 05 të këtij muaji.

Kënga: ‘Shot Calling’

Data e publikimit: 05.08.2016

Formati: Dixhital

Zhanri: Hip Hop, R’n’B

Produksioni Muzikor: Record 17.

Please follow and like us: