Albspirit

Media/News/Publishing

Kush eshte Sherefedin Shehu?/ Dibrani qe la mandatin e deputetit per ti sherbyer vendlindjes

Sherefedin Shehu eshte djali i Dibres, qe do rivalizoje si perfaqesues i PD dhe dibraneve per Bashkine e ketij qyteti. Ai vjen nga nje familje tradicionale e zones dhe ka lindur ne Diber ne vitin 1956. Ai eshte i martuar dhe babai i dy vajzave. Sherefedin Shehu mban titullin “profesor i asociuar” dhe ka kryer studime edhe ne universitetin e e Illinois në SHBA.

Sherefedin Shehu eshte profesor dhe expert i financave dhe buxhetit, me experiencë 37 vjecare akademike dhe profesionale. Profesor dhe shef i katedrës së finacave publike, menaxhimit financiar, sistemit tatimor dhe auditit. Shehu ka qene drejtor i Thesarit dhe konsulent me projeketet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Institutit të Shoqërisë së Hapur (OSI) në Hungari dhe Institutit të Bankës Botërore (WBI).

Në vitin 1998 ka marrë Çertifikatën e Exelencës “Who’s Who in Global Banking and Finance”.

Ne vitin 2005-2009 Sherefedin Shehu ka qene Zëvendësministër i Financave.

Ka kontribut të veçantë në reformimin e financave dhe administratës publike sipas modeleve moderne më të përparuara. Ka dhënë leksione në Universitetin e Illinois në SHBA dhe ka marrë pjesë në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe botuar artikuj shkencorë dhe libra.

Nga viti 2009 e ne vazhdim ai eshte deputeti i Qarkut Diber. Sherefedin Shehu dorezon mandatin e deputetit dhe vihet ne sherbim te bashkeqytetareve te tij dibrane, aty ku lindi dhe u rit, aty ku gezon reputacion dhe besim apsolut. Tani Sherefedin Shehu nuk do jete me thjesht nje nga deputetet e Dibres por qytetari i pare ne sherebim te bashkeqytetareve te tij./citynews

Please follow and like us: