Albspirit

Media/News/Publishing

Shembet fasada e “Qemal Stafës”

Me një ton deri kërvënues kryeministri Edi Rama tha në 27 prill të këtij viti se fasada historike e stadiumit “Qemal Stafa” do të ruhej.

“Për qorrat që s’duan të hapin sytë, po hapin vetëm gojën për të baltosur çdo ide, projekt, pune dhe tani i janë turrur Shtëpisë së Re të Kombëtares, s’ka asnjë ilaç! Por për të gjithë ata që duan të shohin se si do të ruhet fasada e ‘Qemal Stafës’ (e vetmja gjë me vlere në atë gërmadhe), ja projekt-ideja e integrimit të saj në zemrën e Arenës Kombëtare, ku do të jetë edhe Muzeu i Kuqezinjve”, – shkroi Rama në Facebook në atë kohë.

Por pak më shumë se 3 muaj nga ajo kohë fasada për të cilën flasim nuk ekziton më. Mozaiku i ndërtuar mbi është shembur përtokë. Pas shembjes së tribunave dhe portave, radha i erdhi tribunës qendrore në të cilën ndodhej edhe monumenti i kulturës me shkallët dhe fasadën.

Jozyrtarisht thuhet se fasada do të zhvendoset. Nuk dihet kush e ka hedhur këtë ide qesharake sepse të gjithë e dinë që monumentet e kulturës nuk mund të rindërtohen nga e para. Parimi është që edhe restaurimi të bëhet sipas mënyrës së ndërtimit duke përdorur të njëjtat materiale. Tani mund të thoni me plotë gojë: “NA ISHTE NJËHERË “QEMAL STAFA”.

Please follow and like us: