Albspirit

Media/News/Publishing

Julian Deda shpërthen ndaj qeverisë: Na bëtë turpin e botës edhe në sport!

Julian Deda shpërthen ndaj qeverisë: Na bëtë turpin e botës edhe në sport!

Mungesa e investimeve dhe e përkrahjes së qeverisë ndaj sportistëve shqiptare ka sjell edhe performancën e dobët në RIO 2016.

Pas humbjes edhe të atletes Luiza Gega, në rrjetet sociale gazetarë dhe artistë akuzojnë qeverinë për mungesë fondesh ndaj sportit.

Investimi zero në këtë drejtim po na bën gazin e botës, thotë humoristi Julian Deda

Sipas tij, rezultatet e dobëta janë rezultat i një mosdashje të qëllimtë për të investuar në sporte.

Ja çfarë shkruan Julian Deda në facebook:

Morali i kësaj Olimpiade është, që Shqipëria është i vetmi vend në planet, që nuk ka pikën e lidhjes me këtë kompeticion. Investimi zero në këtë drejtim po na bën gazin e botës.

Mos aludoni kot, nuk u frymëzova nga rezultati i sportistëve tanë, aq më tepër i Luizës, e cila duhet komplimentuar, që nuk e la garën përgjysmë edhe pse me këmbë të dëmtuar. Rezultatet e dobëta janë rezultat i një mosdashje të qëllimtë për të investuar në sporte. Nuk shoh arsye, se pse duhet të ekzistojë një Komitet olimpik shqiptar, përderisa vendi ynë çdo katër vjet e më shëmtuar shkon në këto lojëra.

Po mirë mor ju drejtuesit e asgjësë, e kuptoj se atletika ka vështirësitë e saj, po sportet e tjera? Ku janë gjimnastet? Ku janë qitësit, që po të hapësh wikipedian shpjegimi fillon me: “Qitja është një nga sportet më elitare dhe cilësore në Shqipëri”? Mashtrim. Po një hedhës gjyleje nuk e gjejmë dot në këtë vend, ku loja e parë e fëmijërisë sonë ka qenë guri? Po çiklizmi, ku dreqin vajti? Një grup njerëzish që mund të na përfaqësojnë në rafting, nuk i paskemi në si vendi, që e ka kthyer në turizëm diçka të tillë? Pastaj, si vend bregdetar që jemi, nuk gjejmë dot dy vajza/djem që të luajnë beach volleyball, ndersa Austria që s’ka pikën e lidhjes me plazhin i gjen. Si ka mundësi? Për të mos folur për basketboll, hokey, tenis apo ping pong, të cilat janë fjalë e huaj tashmë.

Kam përshtypjen se po na prezantojne si vend pa talente, ndërkohë që është e kundërta. Bota duhet të dije se Shqipëria është plot me talente, por ne jemi vendi ku talenti shtypet, mërzitet dhe i pashpresë merr rrugët për të përfaqësuar një shtet tjetër, dhe ne i quajmë tradhëtar. Gjithë këto vite pjesmarrje në Olimpiada dhe asnjë kokërr medalje. Dhe jo vetëëm kaq, por çdo herë e më shumë zvogëlohet numri i sportisteve dhe ulet niveli i rezultateve në përfaqësim.

E vetmja gjë që rritet në çdo olimpiadë, është numri i delegacionit, atyre barkderrëve që shkojnë kot se e kanë falas. Kosova e mori medaljen e artë, me të parën pjesmarrje, ky është investim me një qëllim dhe bravo i qoftë. Ndërsa ne duhet të na vijë turp, që e konsiderojmë Olimpiadën si një paketë pushimesh, duke marre valixhet dhe duke shkuar më shumë delegacion i pavlerë sesa sportiste. Mire e kaluat me pushime? Faleminderit qe na bëtë turpin e botës në sport.

Please follow and like us: